Lezhë, 14 Nëntor NOA-Një vrasje e tipit mafioz me pistoletë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Kalivaç të Lezhës.
Sipas policisë, një 21 vjeçar është ekzekutuar me pistoletë sapo ka dalë nga banesa e tij dhe pista e parë e ngritur është vrasja për larje hesapesh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 18 të mbrëmjes, ndërsa policia ka deklaruar se ka identifikuar autorin e krimit.
Sipas saj, ai është një 42 vjeçar por për arsye të hetimit nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
m.i/NOA