English

Energjia, Prifti reagon pas akuzave: Importin e bën OSSH

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 14 Nëntor NOA-Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka dalë sot në mbështetje të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, rritja e çmimit është e pashmangshme, pasi në këtë mënyrë kompania mund të arrijë të mbulojë kostot dhe shpenzimet.

Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë në dhjetor tarifat e reja të energjisë që do të aplikohen nga fillimi i janarit.

Por gjatë konferencës së përjavshme ministri premtoi se në buxhetin e vitit 2010 janë planifikuar fonde për të kompensuar qytetarët nga rritja e çmimit.

Nisur nga akuzat e ditëve të fundit lidhur me monopolin e importit të energjisë, Prifti ka sqaruar se pas privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ, qeveria shqiptare nuk ka detyrë dhe përgjegjësi për të siguruar importin e nevojshëm për OSSH.

"Me marrëveshjen e privatizimit kjo përgjegjësi dhe detyrë i ka kaluar operatorit privat OSSH", u shpreh Prifti.

Kompani private ka detyrim të blejë energji për të mbuluar gjithë humbjet e sistemit të shpërndarjes. Kjo përgjegjësi shkon në blerjen e deri 2.5 miliard kv/orë në vit.

Sipas Priftit për ata që shpifjen e kanë kthyer në profesion, po informoj se dhe më parë importi energjisë elektrike është bërë me tender të hapur ndërkombëtar ku kane marre pjesë mbi 25 kompani nga gjithë Evropa.

Qeveria me privatizimin e OSSH ka pasur qëllim të heq prej vetes detyrën e importit të energjisë elektrike.

Në marrëveshjen e privatizimit të OSSH, kontratat e blerjes së energjisë nga importi kontrollohen detyrimisht nga Enti Rregullator i Energjisë, për të garantuar që çmimet janë në nivelin e tregut rajonal dhe procedurat e tenderit janë të rregullta.

m.i/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE