Shkodër, 14 nëntor NOA - Një 31-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar dje nga policia e Shkodrës pasi kishte fshehur në makinën në të cilën ndodhej si pasagjer një sasi kokaine.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA policia ka ndaluar mbrëmë në vendin e quajtur ura e Bacallëkut në Shkodër, automjetin me targa EL 1420 C tip-Golf dhe pas një kontrolli të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41.2 gramë lëndë në trajtë pluhuri e ngjyrë të bardhe e cila dyshohet të jetë drogë e llojit kokainë.
Policia bëri të ditur se pronari i makinës ku u gjet droga D.S, nuk mori përsipër kokainën ndërsa hetimet treguan se ajo i përkiste pasagjerit të makinës 31-vjeçarit Bilal Kulla.
Ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
k.k/NOA