English

Ikën Jones, në krye të KFOR në Kosovë emërohet Alan Dohrmann

Prishtinë, 14 Nëntor NOA-Komanda e KFOR-it në Kosovë ka ndryshuar drejtuesin e tij.

Nga dita e sotme, komandanti i ri i KFOR-it do të jetë Alan Dohrmann.

Ai merr komandën duke zëvendësuar gjeneral brigadierin, Keith Jones.

Ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Dohrmann tha se do të jetë nder për të që të punojë në Kosovë, duke shtuar se në Kosovë janë bërë përparime të jashtëzakonshme.

"Unë me ushtarët e mi jemi të stërvitur mjaft mirë për këtë mision. Ne jemi në proces të stërvitjes më se një vit dhe në këta muajt e fundit ne kemi qenë maksimalisht të përgatitur", tha gjenerali Dohrman, duke marrë komandën.

Zhvillimet në Kosovë, u vlerësuan pozitive nga gjenerali Jones dhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.

m.i/NOA

Â

KOMENTE