English

Korrupsioni, ish-kongresmeni demokrat i Luizanës në SHBA dënim 13 vite burg

Luizana, 14 nëntor, NOA - Uilliam Jeferson, ish-kongresmeni demokrat i shtetit të Luizanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me 13 vite burg.

Kjo pasi ai u shpall fajtor për akuzat e ngritura kundër tij për korrupsion.

Sipas gjykatës federale që ka marrë vendimin, kongresmeni me ngjyrë, Uilliam Jeferson gjatë nëntë mandateve të tij si kongresmen ka kryer veprën penale të korrupsionit të paktën në tre paktën 11 raste të zbuluara.

Një kontroll i fundit i FBI-së në zyrat e një ligjvënësi në kongres, ngjalli protesta nga ligjvënësit e atëherëshëm të qeverisjes së Bushit, të cilët e akuzuan administratën e tij se po dhunonte ndarjen e pushtetit midis degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë.

Jefersoni nga ana e tij i ka mohuar akuzat dhe tha se ekzekutivi kreu kontrolle të paligjshme ndaj tij.

Jefferson në fakt u akuzua për vepër kriminale, siç është ajo e marrjes së rryshfeteve dhe FBI-ja e ka të regjistruar në videokasetë duke marrë 100 mijë dollarë në dorë. Më vonë, 90 mijë nga këto dollarë u gjetën në frigoriferin e tij.

n.e/NOA

Â

KOMENTE