English

Kosovë, shënohet viktima e parë e gripit të derrit

Prishtinë, 14 nëntor NOA - Shënohet viktima e parë nga gripi i derrit në Kosovë.

Pacienti ndërroi jetë dje në spitalin infektiv në Prishtinë pasi vuante nga një pneumoni kronike ndërsa në muajin tetor ishte diagnostifikuar me virusin A/H1N1.

Viktima është një 31-vjeçar nga Drenica i cili prej mëse dy javësh ndodhej i shtruar në spitalin e Prishtinës.

Sipas autoriteteve Shëndetësore të Kosovës, pacienti ishte paraqitur me vonesë në spital kështu që pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të jetojë ndërsa mbrëmë pas komplikacioneve ai ka ndërruar jetë.

Sipas Ministrisë së Shendetësisë, në Kosovë numërohen gjithsej 32 persona të infektuar nga gripi i derrit këtë vit.

k.k/NOA

KOMENTE