English

"Maqedonia Veriore", opsioni më i pranueshëm për zgjidhjen e emrit ?!

Athinë, 14 nëntor, NOA - "Maqedonia Veriore", duket se është për momentin opsioni më i diskutueshëm, por në të njëjtën kohë edhe më i pranueshmi për shtetin grek dhe atë maqedonas në lidhje me zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit që mban ky i fundit.

Megjithëse ky opsion nuk pranohet publikisht nga zyrtarët maqedonas dhe madje është kundërshtuar, mediat greke kanë nisur ta komentojnë atë si një zgjidhje të mundshme, që maqedonasit po mendohen ta pranojnë apo jo, gjithmonë në të mirë të proceseve integruese të vendit të tyre.

Ndërkaq, negociatori ndërkombëtar Nimic pohon për çështjen në fjalë se palët janë duke u përpjekur, e duke shfaqur vullnet politik për ta përmbyllur atë, tani sidomos që Maqedonia mori edhe sinjal pozitiv nga Brukseli për heqjen e vizave me të.

n.e/NOA

KOMENTE