Talin, 14 Nëntor NOA-Është mbyllur me barazim 0-0, ndeshja miqësore mes ekipit tonë kombëtar të futbollit dhe asaj të Estonisë në qytetin Talin.
Në një klimë të ftohtë në kryeqytetin estonez, kuqezinjtë kanë treguar se janë një skuadër më e mirë se vendasit, megjithatë fitorja ka munguar.
Ka qenë kjo një ndeshje ku trajneri Kuzhe duket se është interesuar më shumë të mos humbiste sesa t'u jepte një shans futbollistëve të rinj.
Kuzhe e nisi ndeshjen me 4 fantazistë si titullarë dhe kjo ndihmoi jo pak në krijimin e rasteve me anë të Salihit dhe Hykës.
Nga ana tjetër, Estonia do të shfaqej vetëm në fund të pjesës së parë, kur Vikmae vetëm nuk arriti të shënonte.
Fraksioni i dytë nis me një goditje me kokë të Salihit, por që pritet nga portieri vendas. Estonia arrin të gjejë golin në minutën e 51-të, pas një gabimi të të zakonshmit Isli Hidi, por për fat arbitri ndërpreu lojën për pozicion jashtë loje.
Pas 7 minutash estonezët për pak nuk shënojnë një autogol, ndërsa në minutën e 61-të është Hyka që i vetëm me portierin nuk arrin të realizojë.
 Kuzhe nis të bëjë ndërrime vetëm pas minutës së 70-të, ndërkohë që 5 minuta para përfundimit vendasit goditën shtyllën pas një goditje dënimi.
Estonia e mbylli ndeshjen me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Piroja, por as kjo nuk solli ndonjë ndryshim në rezultat.
m.i/NOA
Â