Nga Milena Selimi
Tiranë, 14 Nëntor NOA-Në ditën e tretë të tij, Panairi i 12-të i librit ka vijuar me botime të reja të këtij viti, ku spikasin autorë të rinj e të njohur, veprat e të cilëve kanë ngjallur interes për lexuesin shqiptar.
Luljeta PROGNI
Trashëgimtarët - studim, politologji
ISBN 978-99956-29-40-3
264 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2009Luljeta Progni paraqet këtë libër mbi ecurinë e një formacioni shumë të rëndësishëm politik shqiptar, atë të partisë socialiste. Lexuesi do të gjejë aty kallëzime që me siguri i dëgjon dhe lexon për herë të parë, rrëfime jo vetëm mbi fasadën, por edhe kulisat, që autorja i ka mbledhur, qëmtuar dhe paraqitur me kujdesin e një dore delikate…Mbi të gjitha, ajo ka arritur që për herë të parë në studimet shqiptare të shkëpusë disa intervista të rëndësishme të njerëzve që e themeluan atë parti, ashtu sikurse ditën, me të mirat dhe të këqiat e çdo akti historik themelues. Themeluesit pra shoqërohen përherë me aktin e ndalimit. Ka ndalesa, të pathëna, të pathënëshme, për origjinat e gjithçkaje në botë. Këtë vështirësi madhore, pothuajse të pakapërcyeshme, ky libër e përball me dinjitet…Më në fund aktorë të rëndësishëm të themelimit të Partisë Socialiste kanë folur më shumë se më parë. Për meritë të autores, së pari, e cila ka shpallur kompetencat e saj shumë të mira si gazetare, por edhe si studiuese e re… Por, edhe se një pjesë e tyre siç duket janë mërzitur ndopak duke parë individë që pa pasur asnjë rol në proçesin që përshkruhet e ndriçohet këtu rrëfejnë paksa rrejshëm ndodhira të paqëna.Kapje e vendit bosh, por edhe dëshirë për vendin bosh. Ky është sindromi i trashëgimtarit.
(Artan Fuga, pjesë nga parathënia)
Eugenio MONTALE
në kohën tonë - eseistikë
Përktheu Ilirjana Stringa
ISBN 978-99956-29-28-1
84 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë. Meqë për Montale-n ky është misioni i poetit: ta kundrojë qenien nga larg, me dashuri e çinteresim.
Eugenio Montale ka qenë - njëherësh e me dashuri të barabartë - poet, përkthyes, kritik letrar dhe muzikor.
Pas një jete plot tituj e vlerësime, në 10 dhjetor 1975, në Stokholm, mbreti i Suedisë i dorëzon Montale-s Çmimin Nobel për letërsinë. Mes të tjerash, poeti asokohe 79-vjeçar tha: " (...) ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi, një produkt absolutisht i padobishëm, por pothuaj asnjëherë i dëmshëm. Çka përbën një ndër titujt e saj të fisnikërisë, por jo të vetmin, meqenëse poezia është një prodhimtari apo një sëmundje absolutisht e pashërueshme.
Ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi: gjashtë vëllime, përveç përkthimeve dhe eseve të panumërta. Thonë që kjo është një prodhimtari e paktë, ndoshta duke supozuar që poeti është prodhues mallrash, që makinat duhen shfrytëzuar në maksimum. Po për fat të mirë, poezia nuk është mall.(...)"
Sonetet e përkthyera nga Shakespeare, poezitë dhe lirikat nga Blake, E. Dickinson, Th. Hardy, Yeats, Pound, Eliot etj., janë fryte të një praktike përkthimi që e afron poetin italian me Poradecin tonë: të huajt rilindin mes fletëve të "Quaderno di traduzioni" (1948) në një italishte pa të dytë...
Jovan Nikolaidis
tespihet prej fosfori - eseistikë
përktheu Janka Selimi
ISBN 978-99956-29-23-6
96 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009Pavarësisht se flet për situata, për shfaqje dhe personalitete mjaft konkrete nga e kaluara dhe e sotmja malazeze (pa anashkaluar forcat e reja të vyera dhe zërat ndryshe në skenën intelektuale) shkrimtari malazez, veprimtari shoqëror dhe intelektuali Jovan Nikolaidis në të vërtetë flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku tjetër...
Në tekstet e tij "Nikolaidis diagnostikon sëmundjen e shoqërisë malazeze - izolimin, vetëmashtrimin, prirjen për harresë, falsifikimin dhe zbukurimin e rolit të vet në histori, atë 'mendjemadhësi të çuditshme, atë krenari dhe paturpësi të inkurajuar, në veçanti, me tallje dhe ligësi, me një cinizëm të pakultivuar'. Duke u nisur nga këto, sipas Nikolaidisit, malazezët 'janë të barabartë me Zotin' dhe e sodisin në mënyrë shterpe dhe imagjinare të kaluarën e tyre heroike. Autori përmend ata shembuj të ngurtësuar sjelljeje dhe arsyetimi të cilat kanë ngecur në fytin malazez dhe pengojnë kalimin e lirë të oksigjenit. Esetë e tij janë disi të ashpra, por në fakt janë një goditje shpëtimtare në kurriz të atij që ka mbetur pa frymë".
Adisa Bashiç
Mira MEKSI
e kuqja e demave
ISBN 978-99956-29-32-8
144 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2009E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.
Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.
Shpëtim Doda
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës
së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit.
Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh
dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.
Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës...
Faruk MYRTAJ
dritat e italisë - tregime
ISBN 978-99956-29-37-3
224 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2009
Faruk Myrtaj lindi më 4 mars 1955, në Selenicë të Vlorës, ku përfundoi gjimnazin. U diplomua si inxhinier miniere në Universtitetin e Tiranës.Ka punuar në minierën e Selenicës dhe të Memaliajt dhe në disa gazeta të Tiranës. Prej fillimviteve '80, ka qenë i pranishëm në shtypin dhe letërsinë shqip.
Më 3 Nëntor 2003 emigroi familiarisht për në Kanada.
Prej vitit 2004 është anëtar i "The Writer Union of Canada " dhe "PEN Canada ".
Botime:
Poezi: "Dielli i nëntokës","Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri";
Tregime: "Njerëz që kam njohur", "Marrëveshje për të jetuar", "Nudo Zyrtare", "Njerëzit janë tepër", "Luftëtarët vriten në paqe", "Nudo Zyrtare" (ribotim), "Hijet e Virgjëreshave", "Dritat e Italisë";
Roman: "Qyteti i Ministrave".
Esse: "Përse druhemi nga nacionalizmi", "Markezë shqiptarë", "Si e njoha Kanadanë nëpërmjet letërsisë";
"Riti i përgjimit të diellit u ndërpre diku përgjatë gjysmës së fundit të shekullit, edhe pse fshati po ai ishte, në po atë kodër, shtëpitë vazhduan të lyheshin me gëlqere të bardhë, dielli qe i njëjti dhe po ajo ngjyra e gjelbër e fushës, që nxitonte përjetësisht të zhytej në blunë detare si për të shuar etjen në të...
Teksa llampa e madhe e ditës së Zotit varej tëposhtë kurbës së zakonshme, fshatarët nxitonin t'i largoheshin njeri tjetrit. Secili shpejtonte të gjente një skutë sa më të afërt, një qoshkë sa më të vetmuar, një pemë me degë e gjethe shumë, a një rrëpirë të fshehur, një dritare të rrëgjuar a ndonjë baxha me dritare të vogël si frëngji pushke, edhe ndonjë e çarë dere mjaft qè, veç të ishte sa më e pavërejtshme prej të tjerëve. Nuk i shpëtonin dot joshjes së atyre orëve, edhe pse s'ua kishin ngènë telasheve që nisën tu vinin prej lojës së diellit me detin. Ngaqë përgjimi i diellit si zakon i vjetër, po shihej vëngër, u mbetej të përsosnin vetminë gjatë ritit..."
Andrea HILA
baletmaestroja - tregime
ISBN 978-99956-29-36-6
172 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2009
Andrea Hila lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1960. Ai ka studiuar për matematikë-fizikë në Institutin "Luigj Gurakuqi".
Ka punuar si gazetar i radios gjermane Deutsche Ëelle. Andrea Hila është autori i disa botimeve në poezi dhe prozë.
Libri i tij me tregime "Miq përjetë" është fitues i Çmimit "Libri i parë më i mirë në prozë", dhënë nga Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Shkencës, në vitin 1996. Autori jeton me familjen në Kanada.
Eljan TANINI
tregu i zeros - prozë e shkurtër
ISBN 978-99956-29-39-7
184 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009
Seç ka një trishtim të madh në këtë libër mëse të bukur, mëse të vërtetë, mëse të guximshëm, mëse besnik me veten, mëse emancipues ! Çdo i ri duhet ta lexojë si një manifest kritike morale kundër një bote brezash që nuk kanë ditur të ndërtojnë ende një moral autentik dhe të shëndoshë, pa gënjeshtra. Seç ka një trishtim që ta komunikon në forma brutale!
Një këshillë për lexuesin: Nëse është i ri, ta lexojë në fshehtësi këtë libër dhe ta përhapë te bashkëmoshatarët e tij. Nëse lexuesi është prind të përpiqet që ky libër të mos bjerë në dorë të fëmijëve të tij, ta gjejë, ta blejë dhe menjëherë ta hedhë në ndonjë përrua, ta djegë në një autodafe shtrigash dhe shtriganësh që ndezin zjarr të madh në ndonjë greminë të humbur.
Jeton KELMENDI
koha kur të ketë kohë - poezi
ISBN 978-99956-29-33-5
128 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009
Verbi poetik i Jeton Kelmendit është mjaft tronditës, se poeti na zbret nga lartësitë, ku nuk mungon imagjinata dhe ku njeriu konsiderohet shkëmb i një jete, që vlen të shpaloset dhe lexohen mesazhet.
Ali Podrimja
Kelmendi është një nga figurat e mëdha të poezisë së sotme. Vepra e këtij poeti kosovar nderon jo vetëm letërsinë në gjuhën shqipe, por letërsinë në përgjithësi.
Poezia e tij karakterizohet nga ndenja e masës dhe lakonizmi. Lirizmi i saj i kondensuar arrin të depërtojë thellë në ndjesitë e lexuesve. Me anë të strofave të tij eliptike, ai na kumton në fakt atë çfarë ka më të lartë shpirti njerëzor.
Athanase Vantchev de Thracy
Jeton Kelmendi ka aq pasion sa duket sikur kërkon ta shpik edhe një herë atdheun dhe dashurinë. Ëndrrën kërkon ta bëjë zhgjëndërr, por edhe të kundërtën.
Visar Zhiti
Delikat dhe i sinqertë, poeti sjell në gjykatën e instancës së fundit të gjuhës së tij dhe të gjithëve, çdo gjë të mbrujtur me vërtetësi, dashuri, dyshim apo fitore, në një regjistër personal të mirë strukturuar, që e vë pa kurrfarë dyshimi në qarkun e zërave të mëdhenj të lirikës së sotme.
Mihai Antonescu
Czeslaw MILOSZ
qyteti pa emër
Përktheu Mazllum Saneja
ISBN 978-99956-29-00-7
120 faqe
Tiranë, 2009
Në poezinë e Çesllav Milloshit është i pakrahasueshëm dramatizmi dhe tragjika, që rrjedh nga antinomitë e saja të brendëshme: ndërmjet ndjenjës së detyrës ndaj shoqërisë, ndërmjet klerkizmit dhe angazhimit, ndërmjet ëndrrës mbi lumturinë dhe bindja që atë ëndërr duhet pridhur, ndërmjet dallgëve të fuqishme të ngashërimit, forca e së cilës ndihet në çdo varg të poetit dhe, bindja që këtë ngashërim duhet frenuar…
Jezhi Kvjatovski
(eseist, kritik I letërsisë)
Poezia e Çesllav Milloshit vetëm në vështrim të parë është e thjeshtë, e lehtë dhe e kuptueshme. Në të vërtetë, në këtë thjeshtësirë iluzore fshihet një begati e papërshkrueshme poetike.Mirëpo, ajo që i bie në sy lexuesit, është niveli i ngritur i poezisë së Çesllav Milloshit, sepse në poezinë e tij gjejmë tërë dramen, tërë tragjiken e shekullit XX, përplot tronditje dhe drithma të mëdha, të cilat i di historia.
Mazllum Saneja
Abedin PREZA, Ervin PREZA
fjalor italisht-shqip
ISBN 978-99956-29-07-6
Çmimi 3000 lekë
Tiranë, 2008
E veçanta e Fjalorit të madh italisht - shqip, me autorë Abedin dhe Ervin Preza është fakti se ai është më i ploti, më i zgjeruari, më i larmishmi i hartuar gjer sot, që përmbledh plot 70.000 fjalë-tituj, mbi 1.000 fjalë dhe shprehje idiomatike të cilat kanë ardhur së bashku me kuptimet e tyre analoge, si dhe përmbi 150.000 shembuj ilustrues. Një epërsi tjetër e këtij Fjalori të madh italisht-shqip është edhe pasqyra e foljeve dhe lëvrimi i sinonimeve dhe vargjeve sinonimikë, cilësi këto që na bindin edhe një herë se kemi të bëjmë me të vërtetë me një vepër mjaft serioze. Metodologjia e përpiktë në hartimin e fjalorit, hulumtimi i thellë i shqipes, larmia e shembujve dhe lehtësia në përdorim, e përveçojnë këtë fjalor, duke kornizuar një punë vërtet të paçmuar të dy autorëve.
m.i/NOA