Tiranë, 14 Nëntor NOA-Vazhdojnë shfaqjet e Festivalit të të Rinjve në Teatrin Kombëtar.
Sonte në mbrëmje dhe nesër, të dielën, më 15 nëntor, do të shfaqet drama "Morsa" e Luigi Pirandellos, me regji të Najada Elmazit.
Interpretojnë Dritan Boriçi, Klodiana Keco, Gjergj Mena.
Skenografia është realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografia nga Edlira Qyshka.
Shoqëron në violonçelë Adriana Gruja.
Shfaqja do të jepet në sallën e vogël të TK-së në orën 19.00.
m.i/NOA