English

Prishet qetësia e heshtjes zgjedhore, gjendet granatë dore në zyrën e AAK-së

Prishtinë, 14 Nëntor NOA-Një granatë dore është gjetur në selinë e AAK-së në Podujevë, duke prishur paksa në këtë mënyrë, qetësinë që karakterizoi ditën e sotme të heshtjes zgjedhore në Kosovë.

Lajmi për granatën u dha nga zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma.

Kjo parti, njoftoi se mëngjesin e së shtunës, aktivistët e saj hasën në një bombë të vendosur pranë zyrave e AAK-së, dega Podujevë.

Afër këtij mjetit shpërthyes, siç thuhet, ishte vendosur edhe një qiri dhe një letër, përmbajtja e së cilës nuk bëhet publike.

Policia dhe KFOR-i kanë dal në vendin e ngjarjes duke e larguar bombën pa shkaktuar dëme.

AAK e dënon këtë akt të ndodhur në ditën e heshtjes parazgjedhore. Kjo parti vlerëson se akte të tilla, të shpeshtuara këto ditë kundër këtij subjekti, nuk janë të drejtuara vetëm ndaj saj, por edhe kundër procesit të suksesshëm parazgjedhor, të ardhmes, sigurisë dhe stabilitetit të vendit në përgjithësi.

m.i/NOA

KOMENTE