Tiranë, 14 nëntor, NOA - Shqipëria dhe Kosova do të dalin që të dyja nesër në votime për të zgjedhur krerët e rinj të pushtetit vendor.
Por ndërsa në vendin tonë bëhet fjalë vetëm për 5 të tillë, konkretisht për ata që do të zëvndësojnë të zgjedhurit si deputetë në legjislaturën e re parlamentare, në Kosovë bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme lokale.
Këto të fundit janë konsideruar si mjaft të rëndësishme për procesin e reformave në vend, të cilat do të përforcojnë stabilitetin dhe vlerësimin pozitiv të ndërkombëtarëve nëse arrijnë të realizohen me sukses.
Ndërkaq, në vendin tonë zgjedhjet e nesërme parashikohet të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës në to, pasi kjo e fundit ka lajmëruar bojkotin e tyre.
n.e/NOA