English

Raportimet e reja nga ISHP, në Shqipëri arrin 76 numri i të prekurve me A/H1N1

Tiranë, 14 nëntor, NOA - Ka arritur deri në 74 numri i të prekurve me virusin që shkakton gripin e derrit, AH1N1 në vendin tonë dhe kjo sipas të dhënave të raportuara më së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri.

Ky institucion deri në këto momente ka raportuar zyrtarisht plot 76 raste të prekurish me grip derri në vendin tonë, duke pritur që nga analizat e reja të këtij institucioni të konstatohen edhe të tjera raste me gripin e derrit.

Kjo edhe për shkak të shpejtësisë së informacionit, menjëherë pas inaugurimit të laboratorit të virologjisë në Tiranë ditët e fundit. Â Brenda 24 orëve në këtë laborator ekzaminohen mbi 20 kampione, të cilët merren nga spitalet kryesore të vendit, poliklinika e qendra shëndetësore. n.e/NOA

KOMENTE