English

Solidaritet me të varfrit, shefi i Agjencisë Botërore të Ushqimit hyn në grevë urie

Romë, 14 Nëntor NOA-Në prag të takimit ditën e hënë i organizuar nga Organizata Botërore e Ushqimit, shefi i saj, Zhak Diof, u ngujua mbrëmë në orën 8 të mbrëmjes, në selinë e FAO-s në Romë, në shenjë solidariteti për të gjithë të varfrit.

Me këtë veprim, shefi i FAO-s ka dashur t'i tërheqë vëmendjen vendeve të zhvilluara të ndihmojnë për reduktimin e varfërisë në botë.

Në ditën e parë të grevës së urisë, Diof ka deklaruar se ndjehet mirë.

Diof i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të botës të agjërojnë një ditë në shenjë solidarizimi me të uriturit.

m.i/NOA

KOMENTE