Talin, 14 nëntor, NOA - Ekipi i Kombëtares shqiptare do të mbyllë sezonin e saj të ndeshjeve për këtë vit me një përballje me ekipin e Estonisë.
Në fakt, fjala është për një ndeshje miqësore mes të dyja vendeve, e cila nuk paraqet ndonjë rëndësi për kualifikimet e Shqipërisë, por fitorja ndaj saj gjithsesi i duhet kombëtares më shumë si një shenjë optimizmi ndaj goditjes së rëndë që pësou në Suedi ndeshjen e saj të fundit.
Bëhet me dijeni se ky takim do të zhvillohet në Talin të Estonisë dhe Shqipëria do të zbresë në fushën e saj me Hidin, Dallkun, Canën, Currin dhe Agollin në mbrojtje, Duro si organizator, ndërsa Lika, Bakaj, Skela dhe Hyka luajnë para tij.
Sipas trajnerit të kombëtares Kuzhe, ekipi do ta ketë vështirë me të ftohtin pasi temperaturat këto ditë në Talin kanë qenë nga -2 deri në -5 gradë, ç'ka e ka kushtëzuar kombëtaren edhe në përgatitjet e saj.
n.e/NOA