Tiranë, 14 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefinë Topalli ka deklaruar sot para gazetarëve se kishte qenë një ftesë nga ana e saj për tu takuar me ambasadorët mes tyre dhe atë të SHBA-së.
"Isha unë që ftova ambasadorë dhe diskutuam për çështjen që ka të bëjë me drejtësinë" u shpreh Topalli sot para gazetarëve duke shtuar se çështjet e drejtësisë edhe reformat më të rëndësishme në vend duhet të çojë drejt dialogut të kompromisit në sallën e Kuvendit. Takimi mes Topallit dhe ambasadorëve në Tiranë u zhvillua ditën e djeshme kur pas takimit, ambasadori i SHBA-së Uithers, i bëri apel opozitës kthehet në Kuvend.
k.k/NOA