Tiranë, 14 nëntor NOA - Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania ka ofruar mbështetjen dhe sportin e saj për Edicionin e 10-të të Sezonit Koncertor Ndërkombëtar "KLASIK".
Si një vazhdim i projektit "Allegreto Albania", Stina Koncertore "KLASIK" komunikon vlerat universale të muzikës duke synuar t'i ofrojë artëdashësve shqiptare interpretimet me të mira të artistëve të ndryshëm, ndër më të shquarit, nga vendi dhe bota.
Stina Koncertore "Klasik" do të udhëtojë për të pasuruar jetën artistike në vend jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit si në Durrës, Shkodër, Fier e Korçë.
Në kuadër të këtij projekti, të enjten më datë 12 nëntor në sallën e Akademisë së Arteve u shfaq koncerti Duo i pianistes kroate Tamara Jurkic Sviben dhe violinçelistit shqiptar Pjetër Guralumi.
Dyshja luajti pjesë të njohura të shekullit të XX-të.
Në veçanti kompozime të Ziga Hirschler, Bashkim Shehu, Bozidar Kunc, Gaspar Cassado dhe Dmitrij Schostakovich.
Artëdashësit shqiptarë patën mundësinë të dëgjojnë 2 emra shumë të talentuar të cilët i kanë dhënë jo pak vendeve të tyre të origjinës, Pjetër Guralumi si ekzekutues i 40 veprave të autorëve shqiptarë dhe mëse 20 autorëve të huaj në skenat shqiptare, dhe Tamara Sviben e njohur për studimet e saj krahasuese mbi kompozitorët amerikanë dhe kroatë të fillimshekullit të XX-të.Koncerti u duartrokit gjate nga publiku artëdashës kryeqytetas.
Kështu, në mbështetje të këtij sezoni prestigjioz koncertesh, me ritme nga ato klasike e deri tek danci kontemporan, Vodafone Albania shpreh sërish vëmendjen dhe mbështetjen e saj ndaj artit, kulturës dhe muzikës në vend.