English

Arrestohet me sasi të madhe valute 26-vjeçari, i kalonte kontrabandë

Tiranë, 15 nëntor NOA - Një 26-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga Policia Kufitare e Migracionit në Rinas, pasi u gjet me një sasi të madhe parash në valutë që dyshohet se e kontrabandonte duke fituar "komisione" nga biznesmenë të interesuar për të kaluar shuma të palejuara jashtë vendit.

Policia e Tiranës, i konfirmoi agjencisë NOA se është bërë e mundur kapja ne flagrance e 26-vjeçarit Erjon Bojaxhi, lindur dhe banues në Tiranë.

Atij iu kapën gjatë momenteve të transportimit me qëllim kalimin e tyre dhe shmangien nga kontrolli i autoriteteve shtetërore, shuma prej 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze si dhe 20 mijë dollarë amerikanë.

Nisur nga ky fakt, policia i ka lëshuar sonte një thirrje të gjithë subjekteve apo personave private që "të ndjekin dhe zbatojnë rregullat për kalimin e kufirit".

r.m/NOA

KOMENTE