English

Incidentet gjatë zgjedhjeve, policia arreston 6 persona në veri të Kosovës

Prishtinë, 15 Nëntor NOA-Policia e Kosovës arresoti sot gjatë ditës 6 persona në rajonin e Mitrovicës, të cilët kanë penguar procesin zgjedhor në disa qendra votimi.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka deklaruar se të arrestuarit i përkasin zonave të ndryshme të Mitrovicës.

Sipas tij, një person u arrestua në Mitrovicë, një tjetër në Strofc të Vushtrrisë dhe arrestimi i tretë ndodhi në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, pas raportimeve persona të panjohur po pengojnë procesin zgjedhor.

"Policia ka ndaluar katër persona në një veturë, e pas kontrollit janë gjetur dy revole, dy palë dylbi dhe pajisje të tjera", ka thënë Hoti.

Rastet janë në procedim e sipër, ndërsa nuk dihet se cilave parti politike u takojnë personat e arrestuar.

m.i/NOA

KOMENTE