English

Përfundon procesi zgjedhor në vend, konfirmohet pjesëmarrje e ulët

Tiranë, 15 Nëntor NOA-Ora 18 ka shënuar mbylljen e procesit të votimit në disa komuna e bashki të vendit, të cilat kanë zhvilluar sot zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas të dhënave nga terreni, Â mësohet se janë mbyllur votimet në komunën Otllak të Beratit, në Fierzë e Fushë Arrëz dhe në bashkinë e Klosit, ndërkohë që përqindja e pjesëmarrjes ka qenë mjaft e ulët.

Ndërsa në minibashkinë nr.10 në Tiranë po votohet ende në disa qendra votimi.

Në komunën Otllak, përqindja e pjesëmarrësve ka qenë 30 përqind, në qendrat e votimit në Fierzë e Fushë Arrëz, pjesëmarrja në votime ka qenë relativisht e ulët rreth 40 përqind.

Ndërsa bashkia e Klosit ka konfirmuar se ka përfunduar procesin zgjedhor me një pjesëmarrje rreth 50 përqind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi gjatë ditës së sotme se votimi nisi normalisht në 5 njësi vendore.

Zgjedhjet u zhvilluan në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit.

Në këto zgjedhje duhet të votonin 45 mijë zgjedhës në 65 qendra votimi të vendit.

Gjatë deklaratave të sotme, zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli, ka njoftuar se qendrat e votimit janë hapur në orën 07.00 dhe procesi deri në orën 10.00 ka ecur normalisht. Kandidatët

Në Tiranë, në minibashkinë numër 10 në garë janë Blendi Fuga I PD-së, dhe Gjergj Thomai I LSI-së.

Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci I LSI-së.

Në Fushë Arrëz janë në garë janë Alfred Cafaj I PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.

Në komunën Otllak në garë janë Muhamet Hoxha I PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar.

Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së.

m.i/NOA

KOMENTE