Tiranë, 15 Nëntor NOA Foto update- Eurodeputetja e Parlamentit Evropian konfirmoi sot gjatë një takimi me ministrin e Jashtem Ilir Meta, se shumë shpejt do të procedohet për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë.
Sipas Fajon ekziston një vullnet pozitiv i PE në lidhje me këtë çështje mjaft të rëndësishme për shqiptarët dhe Shqipërinë.Eurodeputetja është falënderuar nga ministri Meta si hartuese e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian në 12 nëntor, lidhur me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në regjimin e lëvizjes pa viza drejt hapësirës Schengen.
Gjatë takimit me Fajon, ministri Meta paraqiti një tablo të përditësuar të plotësimit të kushteve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Shqipëria.
m.i/NOA