Budapest, 15 Nëntor NOA-E njëjta histori që çoi në tragjedinë e Tisës ku humbën jetën 15 kosovarë, është përsëritur sot por jo me atë fund tragjik.
Sërish 8 kosovarë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin serbo-hungarez, por janë arrestuar në kufi nga policia e Hungarisë.
Sipas policisë, 8 kosovarët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Hungari, në këmbë në dy grupe pa dokumente.
Ata ishin hetuar përmes kamerave me rreze infra të kuqe.
m.i/NOA
Â