English

Vdes në moshën 95 vjeçare Patriarku serb Pavle

Beograd, 15 Nëntor NOA-Ka vdekur në moshën 95 vjeçare patriarku serb Pavle, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa vitesh.

Patriarkana e Kishës Ortodokse serbe njoftoi sot për humbjen e njeriut që udhëhoqi këtë institucion të fesë për shumë vite.

 Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Patrikana e Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi se vdekja e patriarkut Pavle "është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme".

"Ka njerëz që me vetë ekzistencën e tyre lidhin kombin e tërë. I tillë ishte patriarku ynë. Largimi i tij është dhe humbje e imja personale", ka thënë Tadiç, për agjencitë serbe të lajmeve.

Patriarku Pavle ka lindur me 11 shtator 1914, në fshatin Kuqnaci të Sllavonisë.

m.i/NOA

KOMENTE