Tiranë, 15 Nëntor NOA - Partia Demokratike ka deklaruar menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor se është e kënaqur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan sot në 5 njësi vendore të vendit.
Sipas deklaratës së PD, me votën e tyre qytetarët i dhanë sot përgjigjen e merituar Edi Bojkotit.
Nga të dhënat e selisë blu mësohet se rreth 13.419 votues morën pjesë sot në votimet për zgjedhjet e pjesshme lokale prej të cilëve, 3166 votues në komunën Otllak të Beratit, 35780 votues në bashkinë e Klosit, 1380 votues në Fushë Arrëz dhe 973 votues në Fierzë.
Sipas informacioneve më të fundit, edhe në minibashkinë nr.10 të Tiranës ka përfunduar procesi zgjedhor dhe pritet të numërohen votat.
Sipas të dhënave të PD në vitin 2007, numri i votuesve në zgjedhje ishte 16.999 zgjedhës.
m.i/NOA