Nju Orleans, 16 nëntor, NOA - Edhe të pasurit vajtojnë për varfërinë kur ajo u shkel në derë. Fjala konkretisht është për aktorin amerikan Nicolas Cage, për të cilin thuhet se gjendet me borxhe deri në fyt pasi është në telashe me autoritetet tatimore.
Fakti është se sipas dokumenteve të paraqitura në Los Anxhelos, Cage është i detyruar të paguajë taksat për një vlerë prej gjashtë milionë dollarë (katër milion euro).
E për t'i larë ato ai është detyruar të nxjerrë në shitje dy vilat e tij në Amerikë, konkretisht në Nju Orleans të cilat i janë nënshtruar procesit të ankandit.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se tashmë ka shitur edhe një kështjellë në Gjermani për të cilën pranoi se nuk ishte në gjendje ta mbante dot si pronë.
n.e/NOA