English

Berisha: Organi gjyqësor dhe prokuroria do të kenë një shpërblim mujor

Tiranë, 16 nëntor NOA - Kryeministri Berisha i ka kushtuar vëmendje sërish buxhetit gjatë mbledhjes së sotme me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Berisha përshëndeti zgjedhjet në Kosovë, por edhe zgjedhësit që votuan në 5 komunat në Shqipëri, duke i dhënë një leksion të qartë politikave bojkotuese.

"Deri sa të votohet në Parlament, kryefjala e të gjitha takimeve tona do të jetë buxheti.

Para se të ndalem tek buxheti, në emrin tuaj, në emër të qeverisë dhe të shqiptarëve, dua të përshëndes me përzemërsinë më të madhe qytetarët e Kosovës, qeverinë, forcat politike dhe institucionet e Kosovës, për zgjedhjet vendore që u zhvilluan dje, të cilat ishin një test i madh i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës" tha sot kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit buxheti i 2010 ka një shkurtim prej 30 për qind të shpenzimeve operative të administratës së këtij vendi.

"Në ndërtimin e buxhetit dhe buxheti ndërtohet në një kohë krize, në një kohë kur kriza financiare dhe ekonomike botërore ka pasur ndikimin e vet në mbarë botën, ka pasur ndikimin e saj dhe në Shqipëri, por në strukturën dhe në parametrat e tij është buxheti i një kuraje mjaft të madhe.

Ne kemi parashikuar një rritje prej 12 për qind të të ardhurave" tha më tej Berisha.

Berisha ka folur para deputetëve edhe për rritjen e rrogave ku sipas tij ka ndjekur një praktikë të drejtë, me rritjen e rrogave të ulëta dhe të mesme, ndërsa  nuk u rritën rrogat e larta.

"Kjo praktikë dëmtoi disa sektorë, të cilët me ligj, rrogën e mesme e kishin të lidhur me rrogën e lartë. Ndaj do të gjendet në të gjitha mënyrat që sistemi gjyqësor, organeve e prokurorisë, të cilat nuk kanë përfituar shkallën e rritjes së rrogave të administratës, në dialog të plotë dhe duke respektuar tërësisht frymën e ligjit, të mund t'u gjendet edhe atyre një zgjidhje, pasi ligji i tyre kalon me 3/5-at. Ministria e Financave dhe ministritë përkatëse duhet të gjejnë mënyrën që atyre t'u jepet një shpërblim mujor më i merituar dhe i zgjidhur nga rroga e gjykatësit kryesor, pasi gjykatësi kryesor ka rrogën e ministrit' tha Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE