Elbasan, 16 nëntor NOA - Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim arrestuar dje nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë dy të rinj.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Grekan të Elbasanit, në lokalin e shtetasit Kristo Çapja, kur 31-vjeçari Ervin Zotkaj në bashkëpunim edhe me një person tjetër ende të paidentifikuar nga policia, ka goditur me mjet thikë 23-vjeçarin Qatip Asllani, Â dhe 24-vjeçarin Ermal Allkaj.
Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy grupeve.
Pas plagosjes autoret u larguan menjëherë për tu shpëtuar prangave të policisë, ndërsa të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin e Elbasanit nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Pas hetimeve të para policia bëri të mundur identifikimin e njërit prej autorëve, Ervin Zotkaj i cili u shpall në kërkim ndërsa po punon për identifikimin e kapjen e autorit tjetër.
k.k/NOA