Elbasan, 16 nëntor, NOA - Në spitalin e Elbasanit ka mbërritur në gjendje të rëndë për jetën një 15-vjeçar me inicialet M.T, lindur e banues në këtë qytet.
Sipas burimeve policore, ai ishte goditur me thika nga dy persona të paidentifikuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë tentuar ta vrasin me thika të miturin dy herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe më pas, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Tashmë 15-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Nga puna e bërë prej forcave policore u bë e mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes të cilët janë 16-vjeçari I.M dhe 14-vjeçari E.M, që të dy banues në Elbasan, tashmë të shpallur në kërkim për veprat penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", të cilat parashikohen nga nenet 76, 22 e 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â