English

Lohan: Në 2010, KE do rekomandojë heqjen e vizave për Shqipërinë

Tiranë, 16 nëntor, NOA - Komisioni Evropian do të vendosë një rekomandim në vitin 2010 për heqjen e vizave dhe mund të themi se Shqipëria ka një mundësi reale për ta përfituar sa më shpejt në kohë liberalizimin e një procesi të tillë.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë konferencës "Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit", ku është e ftuar edhe europarlamentarja Tanja Fajon, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan.

Sipas tij, heqja e vizave do të përbënte një moment historik pasi Shqipëria ka qenë e izoluar.

"Por hyrja në BE nënkupton konsolidimin e shtetit demokratik dhe të një shteti që mund të mbrojë shtetasit e tij. Dhe ka një keqkuptim me idenë e integrimit dhe atë të heqjes së vizave, e këto janë çështje që duhet të shihen me shumë vëmendje", shtoi më pas ai.

Më tej, Lohan tha se duhet të forcohet roli i ligjit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si edhe forcimi i institucioneve të të drejtave të njeriut.

"Këto janë disa kritere që duhet të përmbushen për heqjen e vizave me BE-në dhe sot është e qartë se Shqipëria ka nisur formulimin e strategjisë dhe mund të themi se reformat janë implementuar", tha ai, duke pohuar më tej se shpreson në përmbylljen sa më parë të kushteve.

n.e/NOA

KOMENTE