English

Ministri i Financave, Bode prezanton projektbuxhetin 2010

Nga Rajmonda Lajthia Â

Tiranë, 16 nëntor NOA - Ministri i Financave Ridvan Bode ka prezantuar përpara deputetëve të komisionit të ekonomisë projektbuxhetin për vitin 2010, i cili kap shifrën e 411 miliard lekëve.

Ajo çka mund të konsiderohet një risi e këtij drafti është krijimi i një fondi të posaçëm për zhvillimin rajonal.

Ky fond sipas ministrit Bode ka për qëllim të zhvillojë zonat e thella të vendit, që kanë një qarkullim të ulët të aktivitetit ekonomik. Pushteti vendorë duket se ka mangësi të thella administrative për të kryer investime në infrastrukturë, ndaj përcaktimi i prioriteteve nga qeveria duket se do ti japë më shumë frymëmarrje zonave të thella të vendit. Â Për këtë do të ngrihet një komitet i posaçëm i kryesuar nga kryeministri i vendit për të bërë transparente çdo para që do të shpenzohet në këtë drejtim.

Por kjo nisëm e qeverisë vjen në një kohë kur drejtuesit e pushtetit lokal protestuan për ndërhyrje të kompetencave në të zgjedhurit vendor.

Por gjatë vitit të ardhshëm qeveria është e vendosur që të ndërhyjë në institucionet e drejtësisë me qëllim reduktimin e shpenzimeve operative.

Duket se ligji i cili u miratua pak kohë më parë në parlament për heqjen e automjeteve të deputetëve do të ndryshojë sërish.

Kësaj radhe ministria e financave do të heqë makinat për institucionet kushtetuese të drejtësisë, pasi sipas saj ka ende vend për të shkurtuar shpenzimet operative në aparatin shtetëror. Pavarësisht faktit se kjo situatë mund të shoqërohet me debat mbi ndërhyrjen në pavarësinë e institucioneve thotë Bodja, ulja e shpenzimeve do të shoqërohet me rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe asaj të apelit.

Ministri kërkoi edhe ndihmën e parlamentit të realizuar këtë nisëm, pasi abuzimet që janë vërejtur me shpenzimet e një shoferi arrijnë në shifra katastrofale, duke u luhatur nga 60 mijë $ në 10 mijë $ në vit.

Ndaj sipas tij është emergjente që të vijohet me politikën e reduktimit të këtij zëri në buxhet. Â Â Â Â Â

r.l/NOAÂ

KOMENTE