English

Mitingu i PS në Fier, Ruçi: Më 20 nëntor të hapim kutitë

Fier, 16 Nëntor NOA - Kryetari i Asamblesë së PS, deputet i qarkut Fier, Gramoz Ruci, në mitingun e sotëm që po vazhdon edhe momentalisht në Fier, ka lëshuar një mesazh për hapjen e kutive më 20 nëntor.

"Kam një mesazh, në 20 nëntor, të gjithë në Tiranë, për t'u ballafaquar me Sali Berishën që nuk do të dëgjojë, që nuk do të shikojë, që nuk do të gjykojë,

në 20 të gjithë në Tiranë për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, më 20 nëntor në Tiranë të gjithë së bashku për të zbardhur krimin e zgjedhjeve të 2009".

Këtu Ruçi bëri edhe thirrjen: "Të gjithë në Tiranë për hapjen e kutive, pasi është kjo e vetmja rrugë e denjë për një Shqipëri të denjë. Të gjithë në Tiranë më 20 nëntor për të patur një pushtet për qytetarët, dhe jo për familjarët e Berishës".

Ruçi shtoi se "të gjithë duhet të jenë në Tiranë për t'i thënë njëherë e mirë ndal fenomenit "Berisha", për të rrëzuar murin që na ka penguar për 20 vjet, për lirinë e votës, punës, fjalës, pronës".

Kurse në fund nuk harroi të përmendë vrasjen e deputetit të PS, Xhindi: "Të gjithë në Tiranë për luftën kundër krimit, për zbardhjen e krimit makabër në derën e shtëpisë, për vëllain tonë, mikun dhe shokun tonë Fatmir Xhindi".

f.sh/NOA

KOMENTE