Tiranë, 16 nëntor NOA - Operacioni "Motor i prishur" çon në qeli dy të rinj pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh motorësh në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.
Markelin Atellari, 19-vjeç, Medi Leka, 26-vjeç u arrestuan dje nga forcat e komisariatit të policisë nr.1, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të disa motorëve në kryeqytet.
Sipas policisë si bashkautor në këto vjedhje dyshohet të jetë edhe 24-vjeçari, Admir Gjonaj, i cili do të ndiqen në gjendje të lirë. Burime nga policia thanë se dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë të vjedhjes se një motor në rrugën "Todi Shkurti" në Tiranë më datë 8 nëntor të këtij viti. Po në të njëjtën datë ata kanë realizuar vjedhjen e dy motorëve në rrugën "Ali Visha" Â në Tiranë.
Ndërsa më datë 13 nëntor të këtij viti dy të rinjtë dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e një motori në rrugën "Todi Shkurti" në Tiranë. Të arrestuarve ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 motorët ndërsa në ngarkim të tyre nisi ndjekja penale për "vjedhje" e kryer në bashkëpunim, "veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës" dhe "përvetësim të sendeve të vjedhura".
k.k/NOA