English

Vizat, Meta: Qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me opozitën

Tiranë, 16 nëntor NOA - "Opozita ka rolin e pazëvendësueshëm në procesin e integrimit evropian, ndaj qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me të, për mbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe më gjerë, në kuadër të reformave për përgatitjen e vendit për statusin kandidat".

Kështu ka deklaruar sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë konferencës "Regjim pa viza për Shqipërinë-Hapat e fundit".

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë Meta tha se qeveria është në hapat e fundit, në plotësimin e kritereve të KE-së.

"Në dhjetor presim misionin e parë vëzhgues për bllokun 1, dhe misionet për blloqet e tjera do të pasojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Ne kemi besim se propozimi i Komisionit Evropian do të jetë pro heqjes së vizave me Shqipërinë" tha ministri i Jashtëm.

k.k/NOA

KOMENTE