English

Aksident gjatë pune në plazhin e Durrësit, procedohen penalisht drejtues të firmës

Durrës, 17 Nëntor NOA - Një 45 vjeçar është plagosur në punë e sipër gjatë ndërtimit të një pallati që i përket një kompanie, punonjës të së cilës janë vënë nën hetim penal.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur në orën 12.00 në objektin në ndërtim të firmës "Kristian Konstruksion" ku është aksidentuar në punë e sipër 45-vjeçari Rexhai Ibrahimllari, lindur në Korçë dhe banues në lagjen Nr.17 Â Durrës.

Duke folur mbi hetimet e kryera, policia tha se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 59-vjeçarit Servet Memko, lindur në Arapaj Durrës dhe banues në lagjen Nr.13 Plazh, me punë teknik ndërtimi i firmës "Kristian Konstruksion".

Policia sqaroi se procedimi penal ndaj tij ka filluar për shkak të aksidentit dhe hetihet vepra e "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".

Burime spitalore në Durrës i thanë NOA-s se pas dërgimit në urgjencë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

f.sh/NOAÂ

KOMENTE