Elbasan, 17 Nëntor NOA - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetet Elbasan dhe Peqin, në afërsi të fshatit Papër.
Makina me targa DR 63 05 E e cila rezulton të ketë për drejtues shtetasin Roland Tato, ka humbur kontrollin duke rënë në lumin Shkumbin.
Nga të dhënat e para në vendngjarje, dyshohet se tre persona gjenden në automjetin që ra në lumë kurse nuk ka të dhëna ende për fatin e tyre.
e.r/NOA Vijon...