English

Aksidenti fatal, kamioni godet një biçikletë, gjen vdekjen menjëherë drejtuesi i saj

Korçë, 17 nëntor, NOA - Ka rezultuar fatale goditja e një kamioni ndaj një biçiklete për drejtuesin e kësaj të fundit, i cili paskëtaj ka gjetur menjëherë vdekjen.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat bëjnë me dijeni se aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur përkatësisht në rrugën nacionale Korcë-Maliq, në vendin e quajtur Ura e Bulgarecit.

Mësohet se ai është shkaktuar nga 50-vjeçari Festim Myrtollari, lindur dhe banues në Bulgarec të Korçës, i cili duke drejtruar automjetin e tij tip kamion benz me targë KO 1182 B ka aksidentuar për vdekje 62-vjeçarin L. Vija, lindur dhe banues në fshatin Bulgarec.

Viktima po udhëtonte me biçikletë në këtë rrugë, por është përplasur për vdekje nga kamioni me të cilin është kryqëzuar në rrugë.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE