English

Britania jep sinjalet e tërheqjes nga Afganistani, shkak rënia e mbështetjes

Londër, 17 nëntor, NOA - Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut janë duke parashikuar një plan për shtimin e 40 mijë trupave në Afganistan, nga Britania e Madhe mbërrin sinjali për tërheqjen nga ky front ndërkombëtar lufte.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kryeministri britanik, Gordon Braun gjatë fjalimit të tij vjetor në të cilin ai ka ofruar në mënyrën më të qartë deri më tani një strategji të mundshme largimi për trupat britanike nga Afganistani.

Në fjalimin e tij më të rëndësishëm të vitit mbi politikën e jashtme, kreu i qeverisë britanike tha shpresonte në përcaktimin e afërt të afateve për transferimin hap pas hapi të rajoneve nën kontrollin afgan.

Ky fjalim mendohet se është mbajtur nga Braun pas një reflektimi të shqetësimit në rritje të qeverisë mbi rënien e përkrahjes publike për luftën në këtë rajon, duke e lidhur gjithsesi me sigurinë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE