English

Chic&Luftë në Bibliotekën Kombëtare

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Në ditën e Çlirimit të Tiranës, sot është menduar një përkujtim ‘ndryshe' nga drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Më 17 nëntor ky institucion prezanton një ide të veçantë me të cilën përkujton Çlirimin e Tiranës po edhe jubileun e 65-të të Çlirimit të vendit.

Nëse do t'i ktheheshim ideatorëve do të formulonim idenë e përcjelljes së kësaj ekspozite e cila mëton se "Lufta mbetet gjithmonë luftë dhe jeta mbetet gjithmonë jetë".

 "Chic & luftë" quhet ekspozita që hapet në Bibliotekën Kombëtare, në datën 17 nëntor ora 18.00.

Botimet e vitit '44, libra, revista, reklama, sjellin dëshmi të jetës së atyre viteve, një paralele e hequr me luftën, jetën materiale, shpirtërore dhe kërkesat për t'u informuar për çka ndodh rreth e rrotull në Shqipërinë e viteve të luftës.

Janë zgjedhur për ekspozim titujt: "Amerika", "Leninizmi", "Lufta në Pacifik", "Historia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik", "Revolucion i Kongresit të I-rë të Gruas Antifashiste Shqiptare", "Adolf Hitler, Prijësi i Evropës së Re", "Parti Komuniste apo Parti Terroriste...?!"

m.s/NOA

Â

KOMENTE