English

Drejtuesi i motoçikletës aksidenton rëndë kalimtarin, kapet pas ikjes nga vendngjarja

Elbasan, 17 nëntor, NOA - Ndërsa ishte duke ecur me motorin e tij, një 26-vjeçar ka dalë nga rruga duke aksidentuar rëndë një kalimtar dhe në vend që t'i jepte ndihmën e parë, ka preferuar largimin menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por pas një angazhimi të forcave të policisë për kapjen e tij, u mundësua ndalimi dhe vënia e tij në pranga.

Fjala është për Edmond Muçën, lindur e banues në fshatin Dushk të Elbasanit, i cili tashmë figuron si i arrestuar ndaj të cilit rëndojnë veprat penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", që parashikohen nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Burimet policore të Elbasanit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Belesh-Kajan, ku Muça ishte duke drejtuar motorin e tij pa targa dhe më pas ka humbur kontrollin e drejtimit të tij.

Ndërkaq, i plagosuri rëndë mësohet se është Evis Zogu, 22 vjeç, lindur e banues po në fshatin e Dushkut, i cili tashmë ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

n.e/NOA

KOMENTE