English

Ekzekutohet me 4 plumba në Shqipëri, dhe kufoma i gjendet në territorin grek

Nga korrespondenti i NOA në Greqi

Janinë, 17 Nëntor NOA - Pamje të tmerrshme për disa banorë të Janinës në Greqi të cilët kanë zbuluar buzë lumit trupin dhe kokën masakruar të një të riu shqiptar i ekzekutuar nga persona të panjohur deri tani për policinë.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se policia mori informacion nga një bari i zonës i cili denoncoi për gjetjen e një trupi të pajetë në lumin Kalama pranë Shën Vlasios në Thesproti, zonë fare afër vendit tonë.

Viktima ishte një 32 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk u publikuar pasi ende familja e tij në Shqipëri nuk është njoftuar.

Kufoma u dërgua në spitalin universitar të Janinës për ekspertizë mjeko-ligjore dhe për të mundësuar identifikimin nga familja, proces me të cilin po merret policia e Igumenicës.

Autopsia e kryer tregoi se i vdekuri ka marrë katër plumba në kokë me një armë me rreze të shkurtër veprimi, dyshohet një pistoletë.

Profesori i Mjekësisë Ligjore, Theodoris Vougiouklakis sqaroi se i ndjeri kishte plagë të shumta në kokë marrë nga plumbat e armës së zjarrit.

Dy plumba u gjetën brenda kafkës, sepse këto dëmtime ishin "të verbër", kurse u identifikuan edhe plagët e marra nga dy plumba të tjerë që kishin përshkuar kokën dhe më tej kishin dalë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Vdekja e tij ka ndodhur rreth dhjetë ditë më parë dhe vetëm paraditen e sotme është gjetur trupi i tij.

Policia tha se dyshon për vrasje mafioze dhe beson që ekzekutorët ta kenë vrarë në tokën shqiptare të riun dhe më pas e kanë hedhur atë në lumin Kalama që gjendet pranë kufirit Shqipëri-Greqi.

Paraprakisht dyshohet që vrasja e 32-vjeçarit të jetë bërë për larje hesapesh droge. Duke e lidhur krimin me kapjen e 1.5 tonë hashash, disa javë më parë në zonën ku u zbulua kufoma e të vrarit.

n.s/f.sh/NOA

KOMENTE