English

Emri, përfaqësuesi maqedonas atij grek në negociata: Nuk heqim dorë nga identiteti

Shkup, 17 nëntor, NOA - Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë mbrëmë rreth orës 19:00 mbajti takim koordinativ, në të cilin janë shqyrtuar ngjarjet e fundit rreth çështjes për emrin.

Në takim në vilën presidenciale "Vodno", përfaqësuesi i Maqedonisë për emrin, ambasadori Zoran Jolevski e informoi kreun shtetëror për përmbajtjen e bisedimeve me ndërmjetësin Metju Nimic para tre ditëve në Nju-Jork dhe për pozicionet e Greqisë që ndërmjetësuesit të KB-së, një ditë paraprakisht ia kumtoi negociatori grek Adamantios Vasilakis.

Pozicioni i Maqedonisë, që e bëri të ditur Jolevski pas takimit me Nimicin është se angazhohet për zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjen e emrit që do ta mbrojë identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe do të bazohet në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave euroatlantike.

Në takim morën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Greuvski, nënkryeministri për implementimin e Marrëveshjes kornizë Abdilaqim Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE