English

Fëmija tmerron gjykatën, tregon perversitetet që vuajti te jetimorja e anglezëve

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Një i mitur ka treguar sot se është detyruar të kryejë seks oral nga Robin Arnold, duke tronditr gjykatësit me rrëfimin e tij rrëqethës.

Gazzmend B. 17-vjeç ka deklaruar para gjykatës me videokonferencë se i pandehuri e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie homoseksuale me të.

"Robin Arnold më merrte dhe lahej në dush me mua. Gjatë momentin që ne laheshim ai me fërkonte penisin dhe më pas e fuste në gojë. Pas dushit më shpinte në krevat. Pasi shtriheshim në krevat ai kryente marrëdhënie homoseksuale me mua. Ka pasur raste që në një krevat kam fjetur edhe me Deivid Bruan dhe Robin Arnold, të cilët më pas kanë kryer me mua marrëdhënie. Robin abuzonte me mua çdo natë dhe më ka detyruar që të mos tregoja asnjë gjë", ka treguar sot dëshmitari.

Për katër orë me radhë i mituri i ka shpjeguar gjykatës atë çfarë i kishte ndodhur gjatë kohës që kishte qëndruar në qendrën "Fëmijët e tij", përpara se të birësohej nga një çift anglez.

Dëshmitari i dytë që ka dhënë sot shpjegime para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj ishte Xhon Pankrast, i cili ka birësuar fëmijën 17-vjeçar.

"Gazmendi më ka treguar se është abuzuar seksualisht nga Robin Arnold, ndërkohë që nuk ka pasur shenja abuzimi seksual në trup, por ka pasur vetëm shenja të dhunës fizike. Unë e kam birësuar atë më 20 maj të vitit 2008, ndërkohë që e kam njohur në tetor të vitit 2005. Kur kam marrë vesh për abuzimet kam shkuar tek Deivid Braun dhe i kam treguar për ngjarjen. E kam pyetur për Robin dhe ai më është përgjigjur që ishte larguar 6 muajsh nga qendra", - ka treguar sot dëshmitari.

Më tej ai ka shpjeguar se i ka ndenjur afër djalit të tij pasi është vënë në dijeni për të gjitha ato që i kanë ndodhur.

Dy të pandehurit e këtij procesi janë Ronin Arnold dhe Dino Kristodoulu, të cilët akuzohen nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të "marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur".

e.r/NOA

KOMENTE