English

Fsheh drogën te sendilja e makinës së policisë teksa shoqërohej për në komisariat

Tiranë, 17 nëntor NOA - Tenton t'i shpëtojë arrestimit, hedh drogën poshtë sendiljes së makinës së policisë.

Ngjarja ndodhi dje pranë rrugës "Gjon Buzuku" në Tiranë po forcat e policisë shoqëruan 18-vjeçarin Barent Pëllumbi në automjetin e policisë pasi dyshohet se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se duke shfrytëzuar mungesën e kontrollit momental, adoleshenti e dinte se kur të mbërrinte në komisariat do t'i ushtrohej kontrollit fizik, ndaj tentoi të fshihte drogën brenda në makinën e policisë.

Sipas policisë, 18-vjeçari ka nxjerre nga xhepi një sasi të vogël droge që kishte me vete dhe e ka futur në sendiljen e makinës së policisë.

Por ky veprim është konstatuar nga policët që shoqërinin adoleshentin duke e arrestuar atë në flagrancë.

Burime nga policia thanë se bashkë me Baren Pëllumbin u arrestua edhe Antonio Leka, pasi posedonin një sasi prej 34.6 gramë me gjithë ambalazh bimë me ngjyre jeshile, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike "Cannabis Sattiva" .

Sipas policisë pas verifikimeve rezulton se Antonio Leka, 23-vjeç, ishte person i i shpallur ne kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë, më datë 06 shtator 2008, për veprat penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë" dhe të "Armbatjes pa leje".

k.k/NOA

Â

KOMENTE