Kavajë, 17 nëntor NOA - Pas një javë kërkimesh gjendet i vdekur 29-vjeçari i sëmurë mendor i cili ishte larguar nga banesa pa lënë adresë.
Ismail Haka 29-vjeçe lindur në Durrës e banues në fshatin Shkozet të komunës Lekaj në Kavajë është gjetur dje i mbytur në një kanal kullues me ujë në fshatin ku ai banonte.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 29-vjeçari i cili vuante nga sëmundja mendore ishte larguar nga banesa e tij më datë 10 nëntor të këtij viti dhe nuk ishte kthyer më.
Familjarët e tij denoncuan zhdukjen e djalit në polici ndërsa kjo e fundit nisi kërkimet për gjetjen e tij.
Por për afro një javë askush nuk ra në gjurmët e tij, deri ditën e djeshme kur kalimtarë të rastit gjetën një trup në një kanal kullues.
Policia e lajmëruar për ngjarjen mbërriti menjëherë pranë kanalit ku pasi nxori kufomën nisi hetimet për të kryer identifikimin e tij.
Trupi i përkiste 29-vjeçarit të zhdukur.
Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij por paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht.
k.k/NOA
Â