English

Incidenti "Baze", gjykata lë në burg Rezart Taçin, nuk ia ndryshon masën e sigurisë

Tiranë, 17 nëntor, NOA - Biznesmeni Rezart Taçi do të vazhdojë të mbetet në qelitë e paraburgimit, pasi gjykata e Tiranës nuk ia ka ndryshuar masën e sigurisë të "arrestit me burg".

Lajmi u komunikua sot në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja e çështjes në ngarkim të tij, Farije Budo, e cila pohoi se ky institucion nuk ka marrë vendim për revokimin e masës së sigurisë të vendosur pak ditë më parë ndaj biznesmenit të njohur.

I përfshirë në aktin e rrahjes së gazetarit Baze, duket se Taçi do të vijojë të presë brenda mjediseve të paraburgimit rezultatet e mëtejshme të procesit të hapur ndaj tij.

Kjo edhe pse ai i ka ofruar gjykatës një garanci pasurore prej 100 mijë eurosh përmes avokatëve të tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari për ndryshimin e masës së arrestit vetëm në "detyrim paraqitje".

Gjyqtarja e ka rrëzuar këtë kërkesë të tij, duke lënë në fuqi masën e mëparshme, atë të "arrestit me burg".

Biznesmeni Rezart Taçi akuzohet për ushtrimin e dhunës fizike ndaj një gazetari, ndërsa bëhet me dijeni se çështja ndaj tij do të paraqitet në 19 nëntor në Gjykatën e Apelit.

n.e/NOA

KOMENTE