Vatikan, 17 nëntor, NOA - Kardinalët dhe peshkopët e Kongresit të Lartë të Vatikanit i kanë dhënë dritën jeshile shenjtërimit të Papa Vojtilës, të njohur në mbarë botën për kontributin e dhënë për paqen dhe humanizmin gjatë jetës së tij.
Edhe pse disa prej tyre kanë qenë kundër, ata kanë dhënë miratimin përfundimtar për shenjtërimin e figurës Gjon Palit II.
Pasi është shpallur zyrtarisht dekreti i Papës Benedikti XVI për këtë çështje, duhet të përfundojë edhe procesi që i atribuohet mrekullisë së kryer nga Gjon Palit II për shërimin e një murgeshe nga sëmundja e Parkinsonit.
Ky është rasti i parë do të shqyrtohet nga Komisioni Mjekësor i Kongregatës dhe vetëm atëherë, pas një konfirmimi të mëtejshëm dhe përfundimtar të Benediktit XVI, Gjon Pali II do të jetë i lumturuar. Një akt të tillë e pret më pas një ceremoni shenjtërimi në Shën Pjetër pesë vjet pas vdekjes së tij.
Data më e mundshme për këtë mendohet të jetë 17 tetori i vitit të ardhshëm dhe do të ketë një domethënie të veçantë.
n.e/NOA