English

Korrupsioni, si po i ngadalëson ekonomitë

"Perceptimi i indeksit të korrupsionit është paksa kompleks. Në të vërtetë, është një sondazh i bazuar në disa anketa tjera dhe ajo që bëjmë ne, është grumbullimi i materialeve nga sondazhet e 17 ekspertëve të pavarur të biznesit dhe të institucioneve më në zë"

Nga Charles RecknagelÂ

Transparency International publikoi listën e vendeve më të korruptuara të botës. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009 ka dalë i lartë në disa vende, gjë që i ka ndalur përpjekjet për përballimin e krizës ekonomike dhe rimëkëmbjen nga kriza globale. Këtë vit, anketa sjell raportin e nivelit të korrupsionit në 180 vende, pikërisht në kohën kur janë vërejtur shenja të përmirësimeve të krizës globale ekonomike. Në raport gjithashtu tërhiqet vërejtja se niveli i lartë i korrupsionit në disa vende mund t'i ndalojë përpjekjet ndërkombëtare për t'i ndihmuar popujt e tyre të rimëkëmben nga rënia ekonomike. Si e sheh këtë Jana Mitermajer, shefe e zyrës së Transparency International në Bruksel? "Ajo që na brengos është se nga 180 vendet që i kishim në listë, të gjitha kanë marrë nga 5 pikë prej 10 të mundshmeve. Kjo është shqetësuese në shumë vende të brishta dhe jostabile, siç janë: Afganistani, Mianmari, Sudani dhe Iraku". "Nëse e shikoni këtë në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike dhe të masave stimuluese, të ndërmarra nga donatorë të ndryshëm, ende vërehet një bllokadë e qeverive të korruptuara", thotë Mitermajer. Po ku e sheh ajo përmirësimin në luftimin e korrupsionit? "Po të shikojmë në veçanti Gjeorgjinë, do të vëreni një ulje të korrupsionit. Megjithatë, këto vende ende kanë nota të larta në listat për korrupsion. Me zhdukjen e korrupsioneve të vogla, nuk do të thotë se përgjithësisht është ulur edhe niveli i lartë i korrupsionit". "Në Rusi ka rritje të paktë në luftimin e korrupsionit nga 2.1 në 2.2. Ky është një përmirësim i vogël nga nxjerrja e paketës anti-korrupsion të presidentit Medvedev", thotë Mitermajer. Ku e mbështet Transparency International grumbullimin e të dhënave gjatë renditjes së vendeve sipas nivelit të korrupsionit? "Perceptimi i indeksit të korrupsionit është paksa kompleks. Në të vërtetë, është një sondazh i bazuar në disa anketa tjera dhe ajo që bëjmë ne, është grumbullimi i materialeve nga sondazhet e 17 ekspertëve të pavarur të biznesit dhe të institucioneve më në zë". "Transparency International vetëm bën përmbledhjen e sondazheve të tilla", përfundon Mitermajer.

KOMENTE