English

Korrupsioni, TIA: Shqipëria në vendin e 95-të, është shqetësuese

Tiranë, 17 nëntor NOA - Shqipëria ka zbritur 10 vende në listën e vendeve të korruptuara në Evropë.

Raporti i "Transparency International Albania" i publikuar ditës e sotme ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e 95-të për vitin 2009.

Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 85-të në listën e 180 vendeve që u përfshinë në këtë indeks, për nivelit e korrupsionit në sektorin publik.

"Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, vendet e rajonit kanë probleme serioze me nivelin e korrupsionit", deklaroi Endri Shabani, nga TIA. Listën e kryeson Zelanda e re, Danimarka, Singapori dhe Maljazia. Por pavarësisht se ka zbritur 10 vende, Transparencë International Albania në një konferencë për shtyp të organizuar sot në Tiranë shprehu shqetësimin e saj pasi ë Shqipëri korrupsioni është më i lartë edhe se në vendet e pazhvilluara Ruanda dhe Uganda. k.k/NOA

KOMENTE