English

Lidhin në tualet rojën dhe vjedhin paratë e lokalit, në kërkim autorët

Tiranë, 17 nëntor NOA - Roja i një lokali lojërash fati është lidhur në tualet nga disa persona të cilët më pas kanë vjedhur paratë e lokalit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në një lokal lojërash fati përballë shkollës "Myslym Keta" në Tiranë kur persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar rojën dhe më pas e kanë lidhur atë në tualetin e lokalit.

Pasi e janë siguruar se roja nuk mund të lëvizte personat kanë vjedhur paratë dhe më pas janë larguar duke u shpëtuar prangave të policisë.

Policia është njoftuar me anë të një telefonate nga roja.

Menjëherë forcat e policisë së komisariatit të policisë r.6, mbërritën në ambientet e lokalit për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë se ende nuk dihen autorët e kësaj vjedhjeje ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE