English

Meta takohet me përfaqësuesin e OKB-së në Kosovë, Zannier

Tiranë, 17 nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë,  Lamberto Zannier.

Gjatë takimit, Meta dhe Zannier vlerësuan zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Kosovë, të parat që prej shpalljes së pavarësisë, të administruara tërësisht nga institucionet e Kosovës, me një rritje të dukshme të votuesve dhe nga pakica serbe, dëshmi se proceset që kanë marrë udhë në Kosovë janë të pakthyeshme.

Meta rikonfirmoi mbështetjen për autoritetet zyrtare të Kosovës dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë, me bindjen se bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe përfshirjen e tij sa më shpejt në familjen evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu Meta vuri në dukje rëndësinë e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në të gjitha nismat rajonale e më gjerë.

k.k/NOAÂ

Â

Â

KOMENTE